Bota

U dorëhoq pas humbjes së zgjedhjeve lokale, Meta me Zaevin, zbulon mesazhin

13 Janar 2022, 19:00 Nga DOSJA
U dorëhoq pas humbjes së zgjedhjeve lokale, Meta me Zaevin, zbulon

SHKUP – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u takua edhe me Zoran Zaevin, ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Në vazhdim të vizitës 3-ditore në Maqedoninë e Veriut, kreu i shtetit përgëzoi Zaevin për arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe anëtarësimin e vendit në NATO.

Gjithashtu, Meta i shprehu mirënjohje ish-liderit të LSDM-së për përmirësimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut dhe për mbështetjen e projektit Korridori 8.

POSTIMI I ILIR METËS:

Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falenderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm.

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ilir meta vizita ne maqedonine e veriut zoran zaev ilir meta vizita ne maqedonine e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll