Bota

Erdogan: Anëtarësimi në BE mbetet një prioritet për Turqinë

13 Janar 2022, 18:27 Nga DOSJA
Erdogan: Anëtarësimi në BE mbetet një prioritet për

TURQI- Presidenti turk Rexhep tajip Erdogan ka deklaruar se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian mbëtet një pikë pyçe në parimet e tij. Anadalu Agency shkruan se gjatë një takim vjetor me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, Rexhep Tajip Erdogan tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së po sabotohen duke u fshehur pas një preteksti solidariteti brenda bllokut.

Ai tha se BE duhet të punojë kundër një qasjeje të tillë, duke shtuar se disa shtete anëtare duhet të braktisin qasjen e tyre për zgjidhjen e problemeve të tyre me Turqinë në korridoret e bashkimit.

“Turqia ka punuar drejt vendosjes së një dialogu dhe një marrëdhënie diplomatike me BE-në. Përveç vizitave dhe bisedimeve të nivelit të lartë, ne morëm pjesë edhe në dialogë të nivelit të lartë për ndryshimet klimatike, sigurinë, migracionin dhe kujdesin shëndetësor,” tha Erdogan.

Ai gjithashtu shtoi se Turqia është një ndalesë kryesore ndaj emigrimeve të shumta drejt Evropës.

“Kushdo që ka një perspektivë objektive ndaj problemeve të tilla, pranon se Turqia është një vend kyç në kapërcimin e problemeve të tilla që po përballet BE. Kriza e migracionit do të ishte thelluar, viktimat do të rriteshin më tej, terrori do të ishte përshkallëzuar dhe paqëndrueshmëria do të ishte zgjeruar në një gjeografi shumë më të gjerë nëse nuk do të ishin përpjekjet tona”, tha presidenti turk.

Erdogan trajtoi gjithashtu mosmarrëveshjen e Qipros, duke pohuar se një zgjidhje mund të arrihet vetëm duke pranuar barazinë sovrane dhe statusin e barabartë ndërkombëtar të popullit turk qipriot.

“Grekët qipriotë nuk kanë qenë në gjendje të çlirojnë veten nga mentaliteti se ata janë pronarët e vetëm të ishullit, duke shpërfillur qipriotët turq,” tha Erdogan.

Ai akuzoi gjithashtu BE-në se vepron si “zëdhënës” i administratës greke qipriote dhe se ka injoruar të drejtat e turqve qipriotë si një pjesë e pandashme e së njëjtës gjeografi.

“Nëse BE-ja vërtet dëshiron të kontribuojë në një zgjidhje, ajo duhet të përmbushë angazhimet që ka marrë në vitin 2004 dhe të njohë ekzistencën dhe vullnetin e turqve qipriotë, si dhe të përdorë propozimin e zgjidhjes të paraqitur në Gjenevë,” theksoi Erdogan.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be rexhep tajip erdogan turqi be rexhep tajip erdogan turqi

Sondazh

Poll