Bota

“Më në fund, ai derr vdiq”, eurodeputeti skandalizon me komentin për Sassolin

13 Janar 2022, 17:22 Nga DOSJA
“Më në fund, ai derr vdiq”, eurodeputeti skandalizon me

GJERMANI – Një deputet i Parlamentit Europian ka shokuar me komentet e tij për vdekjen e Davide Sassolit, ish-presidentit të Parlamentit Europian para dy ditësh.

“Më në fund, ai derr vdiq. Një anti-demokrat, një turp për çdo ide parlamentare”, shkruante Nikolaus Fest, eurodeputet i partisë së ekstremit të djathtë gjerman Alternativa për Gjermaninë (AfD) gjatë një bisede me disa kolegë të tij.

Mesazhet u publikuan nga media gjermane ArD.

Më pas, Fest reagoi në Facebook duke u përpjekur të justifikonte fjalët e tij të rënda, por nuk pranoi të kërkonte falje. Ai shprehu keqardhje për rrjedhjen e mesazhit të tij.

Davide Sassoli vdiq në moshën 65-vjeçare në Itali si pasojë e komplikacioneve shëndetësore prej pneumonisë dhe mielomës. Ai drejtonte prej 3 vitesh Parlamentin Europian.

Burimi: Politico.eu

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota davide sassoli davide sassoli

Sondazh

Poll