Bota

3 herë i vaksinuar, ministri francez i Shëndetësisë pozitiv me COVID

13 Janar 2022, 17:36 Nga DOSJA
3 herë i vaksinuar, ministri francez i Shëndetësisë pozitiv

FRANCë – Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran ka rezultuar pozitiv me COVID-19, edhe pse i ka kryer të 3 dozat e vaksinimit.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë për AFP. Ai tha se Veran ka shfaqur simptoma të lehta të virusit dhe është izoluar.

“Ai do të izolohet dhe do të vazhdojë punën në ambjentet e tij private në ministri”, bëri me dije zëdhënësi i ministrit të Shëndetësisë.

Franca dhe mbarë bota për përjeton një tjetër valë të frikshme të rritjes së numrit të të infektuarëve nga COVID. Nga 21 dhjetori 2021 deri në 11 janar 2022, infektimet nga COVID janë 5-fishuar (nga 72.800 raste në 368 mijë raste). Shkak i shumëfishimit të qytetarëve me COVID janë dhe përhapja e varianteve të tjera të “Omicron” dhe “Delta”.

Burimi: Radio France Internationale

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid ne france olivier veran covid ne france olivier veran

Sondazh

Poll