Aktualitet

Raporti: Shqipëria e rrezikuar nga kriza e borxhit, problem siguria kibernetike

13 Janar 2022, 12:54 Nga DOSJA
Raporti: Shqipëria e rrezikuar nga kriza e borxhit, problem siguria

TIRANË – Forumi Ekonomik Botëror ka publikua një raport, ku përmend pesë rreziqet kryesore me të cilat do të përballet vendi ynë në vitin 2022. Ndër to, ato më kryesoret kanë të bëjnë kryesisht me ekonominë, si edhe sigurinë shëndetësore e kibernetike. Raporti shpalos një qasje globale të risqeve që çdo shtet mbart në vetvete, duke marrë parasysh edhe sfidat e gjithsecilit.

Referuar raportit në fjalë, kriza e borxhit në ekonomitë e mëdha, është e listuar ndër të pestat. Ajo cilësohet edhe si risku më i lartë, duke qenë se impaktin drejtpërdrejt ekonominë dhe mirëqenien e të tjerëve. Rrjedhimisht, edhe fusha të caktuara të jetës. Risku i sëmundjeve infektive është i pranishëm sipas raportit. E njëjta gjë ndodh edhe me dështimin e masave për sigurinë kibernetike.

Ndër të tjera, luhatjet e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe dëmi klimatik i shkaktuar nga njeriu, është pjesë e raportimit. Vendet e rajonit kanë po ashtu risqe të ngjashme nëse i referohemi raportit. Kryesisht, ato kanë të bëjnë me çështjet e klimës dhe ekonomive. Për disa, me risk janë gjithashtu konfliktet ndërshtetare, si për shembull rasti i Serbisë kundrejt Kosovës apo Bosnjë dhe Hercegovinës dhe konflikti në distancë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet forumi ekonomik botëror raporti i forumit ekonomik boteror forumi ekonomik botëror raporti i forumit ekonomik boteror

Sondazh

Poll