Aktualitet

119kg kokainë/Itenerari: Kontejneri arriti në Durrës 52 ditë pasi u nis nga Ekuadori

13 Janar 2022, 13:39 Nga DOSJA
119kg kokainë/Itenerari: Kontejneri arriti në Durrës 52 ditë

TIRANË – Është zbardhur itinerari i kontejnerit me banane, në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 119 kilogramë kokainë. Lënda narkotike u gjet brenda një magazine në zonën e Vaqarrit, ndërsa sipas panorama.al, e cila citon burime nga grupi hetimor, kontejneri ka shëtitur në të paktën gjashtë porte dhe i janë dashur plot 52 ditë për të mbërritur në destinacion, në Portin e Durrësit.

Mësohet se kontejneri me banane, ishte nisur nga porti Bolivar (Ekuador) me datën 5 nëntor 2021 dhe mbërriti pas 52 ditësh më Portin e Durrësit, konkretisht me datë 26 dhjetor të vitit të kaluar.

“Kontejneri është nisur në datën 5 nëntor nga porti i Bolivarit dhe një ditë më pas (6 nëntor), është transferuar në portin e qytetit të Guayaquil. Kontejneri ka qëndruar disa ditë në portin e Guayaquil dhe është nisur drejt portit të Rodman në Panama. Nga porti i Rodman, anija me kontejnerin është zhvendosur në portin e Colon, po në Panama. Në këtë port, kontejneri është gjurmuar në datën 23 nëntor, pra 18 ditë pasi u nis nga porti i Bolivarit në Ekuador. Nga porti i Colon në Panama, kontejneri është nisur drejt Italisë dhe mbërriti pas 14 ditësh (7 dhjetor) në portin e Gioia Tauro në Italinë Perëndimore. Ndalesa e radhës dhe e fundit ishte porti i Durrësit, ku kontejneri mbërriti me 26 dhjetor, pas plotë 52 ditesh nga nisja në Ekuador”, konfirmuan burime nga grupi hetimit ngritur për të hetuar rastin në fjalë të trafikimit të 191 kilogramë Kokainë nga Amerika Latine drejtë Shqipërisë.

Kontejneri ka dalë nga Porti i Durrësit për t’u depozituar në magazinat e kompanisë së importit të bananeve në Tiranë dy ditë pas mbërritjes, konkretisht në 28 dhjetor.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine 119 kg kokaine ne portin e durresit 119 kg kokaine 119 kg kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll