Sport

Ronaldo garancia e Juventusit kundër Atletikos. 22 gola në 33 ndeshje kundër ‘Colchoneros’

19 Shkurt 2019, 15:11 Nga DOSJA
Ronaldo garancia e Juventusit kundër Atletikos. 22 gola në 33 ndeshje

Skuadra e Diego Simeones,Atletiko Madrid, përballet me kampionët e Italisë, Juventusin, nesër në Champions League.

Tekniku argjentinas ka një problem të madh me Juventusin dhe ai e ka emrin Cristiano Ronaldo.

Është diçka e natyrshme për portugezin pasi gjithmonë ai ka arritur të shënojë kundër ‘Colchoneros’. 34 vjeçari ka shënuar 22 herë në 31 ndeshje kundër Atletikos.

Rrespektivisht ai u ka shënuar 12 herë në La Liga, 6 herë në Kupën e Mbretit dhe 4 herë në ligën e kampionëve.  Në sezonin 2016-2017 ai arriti ti shënojë një ‘hat-trick’ ne gjysmëfinalet e Champions league.

Ronaldo dhe Atletiko Madrid janë përballur 4 herë në Ligën e kampionëve dhe gjithmonë portugezi ka dalë fitues, duke marrë parasysh se 2 nga këto 4 ndeshje kanë qenë finale.

I vetmi lojtar që ka arritur ti shënojë më shumë klubit të Madridit është rivali i përjetshëm, Lionel Messi, i cili ka shënuar 25 herë kundër Atletikos.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletiko madrid juventus champions league cristiano ronaldo lionel messi real madrid atletiko madrid juventus champions league cristiano ronaldo lionel messi real madrid

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 12:07

Barcelona nënshkruan me mbrojtësin e talentuar

Vitao është mbrojtësi më i ri të cilit Barcelona i ka vënë syrin dhe mesa duket një nënshkrim kontrate është afër përfundimit pasi lojtari dhe agjenti i tij ndo...