Sport

Kërkoi faull teknik për të hyrë në lojë, Bonucci gati sa nuk rreh njeriun e Allegrit

12 Janar 2022, 23:24 Nga DOSJA
Kërkoi faull teknik për të hyrë në lojë, Bonucci

ITALI- Inter fiton Superkupën e Italisë në frymën e fundit kur kishte përfunduar edhe koha e dytë shtesë. Një disfatë që në sekondat e fundit sigurisht që djeg për bardhezinjtë të cilët mund ta kishin zgjidhur ndryshe ndeshjen.

Allegri dhe stafi i tij i kërkuan lojtarëve që të kryenin një faull taktik për të lejuar ndërprerjen e lojës dhe hyrjen në fushë të Leonardo Bonuccit, në mënyrë që të ishte mbrojtësi në listën e futbollistëve që do të godisnin penalltitë.

 

Ma che ha fatto Bonucci al gol di Sanchez? pic.twitter.com/XMxUehnwz4

— Roberto Dupplicato (@duppli) January 12, 2022

Megjithatë, goli i Sanchez bëri që Bonucci të humbasë mendjen. Kamerat e Mediaset filmojnë menjëherë mbrojtësin e Juventusit duke kapur një anëtar të stolit të Juventusit. Një zemërim i dukshëm për faktin se nuk u arrit të bëhej zëvendësimi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bonucci juventus bonucci juventus

Sondazh

Poll