Sport

Inter, një Superkupë e çmendur! Goli i Sanchez në minutën e 120′ fundos Juven

12 Janar 2022, 22:42 Nga DOSJA
Inter, një Superkupë e çmendur! Goli i Sanchez në

ITALI-Inter fiton trofeun e parë për vitin 2022. Skuadra zikaltër mposht Juventusin me shifrat 2-1 vetëm në frymën e fundit. Juventus kaloi fillimisht në avantazh kur në minutën e 25-të, Alvaro Morata jep një pasim fantastik në zonë atje ku ëeston McKennie arrin që ta dërgojë topin në rrjetë me një goditje të saktë.

Interi vendosi menjëherë baraspeshën. Në minutën e 35-të Dzeko i rrëmben një 11-metërsh me zgjuarsi De Sciglios që gabon duke i shkaktuar faull në zonë. Nga pika e bardhë Lautaro Martinez arin që të mposht portierin Perin.

Në pjesën e dytë nuk u prodhua asnjë gol me dy skuadrat që shkuan në shtesë. Kur dy skuadrat po shkonin drejt serisë së penalltive, Sanchez në minutën e 120-të shënoi për Interin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter juventus inter juventus

Sondazh

Poll