Sport

Finalja e Superkupës i përket Real Madrid, Barcelona mundet në shtesë

12 Janar 2022, 21:57 Nga DOSJA
Finalja e Superkupës i përket Real Madrid, Barcelona mundet në

SPANJË-Real Madrid ka triumfuar kundër Barcelonës me rezultatin 3-2 dhe është skuadra e parë në finalen e Superkupës së Spanjës, ku pret të përballet me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Athletic Bilbao.

Një pjesë e parë e përfunduar në barazim ku fillimisht do të ishin madrilenët që do të shënonin fillimisht në minutën e 25′ nga Vinicus Junior i cili u asistua saktë nga Benzema. Në minutën e 41′ Luuk De Jong do të barazonte shifrat. Në pjesën e dytë Real Madrid kaloi përsëri në avantazh.

Në minutën e 72′ Benzema shënoi brenda zonës. Barazimi erdhi shumë shpejt kur Ansu Fati realizoi 7 minuta para përfundimit të takimit.Ai që e shënoi golin vendimtar ishte mesfushori Valverde, i cili brenda zone nuk fali dhe i dha fitoren Realit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona real madrid barcelona real madrid

Sondazh

Poll