Aktualitet

“Jam nga Shqipëria, Allah”/Dënohet me burg i riu në Angli, u kap në shtëpinë e barit

12 Janar 2022, 20:16 Nga DOSJA
“Jam nga Shqipëria, Allah”/Dënohet me burg i riu në

BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i identifikuar si Fabio Balliu u kap brenda një ferme kanabisi në Angli, e cila kishte brenda bimë që nëse arrinin në treg kapnin shumën e 100 mijë paundsh. 23-vjeçari shqiptar u dënua të premten e shkuar nga Gjykata e Lincolnit me 2 vite e tre muaj burg. 

Efektivët e Policisë së Shtetit fillimisht u lajmëruan nga një fqinj, i cili besonte se po ndodh një vjedhje, por sapo mbërritën në derë, menjëherë ndjenë erën e kanabisit që vinte nga brenda dhe zhurmat e ventilatorëve elektrikë. Sapo dëgjoi trokitjen në derë, Balliu hapi derën e hyrjes dhe u largua me vrap nga shtëpia por u ndalua dhe u arrestua.

Ok, unë jam nga Shqipëria. Allah sa keq,”-tha shqiptari në momentin kur u kap nga Policia. 

Policia gjeti në fermën e kanabisit ku u gjetën tre zona kultivimi, me 87 bimë kanabis në fazën e lulëzimit dhe 84 bimë kanabis në gjendje vegjetative, ndërsa për vete shqiptari kishte vetëm një shtrat dhe frigorifer të zbrazët, çfarë lë të kuptohej se i riu nuk jetonte në shtëpi.

Marrë nga thelincolnite.co.uk

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli fabio balliu arrestohet shqiptari ne angli fabio balliu

Sondazh

Poll