Aktualitet

Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD, çfarë do të diskutohet

12 Janar 2022, 15:47 Nga DOSJA
Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD, çfarë do

TIRANË– Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD sapo ka nisur që prej orës 16:45 në ambientet e selisë blu. Në një njoftim të shpërndarë nga Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, bëhet me dije se në mbledhje do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor. 

Po ashtu në mbledhjen e sotme, do të flitet edhe për zgjedhjet e reja për seksione e grupseksionet e degëve të PD-së, por edhe për vendosjen e krerëve të degëve në ato zona ku demokratët kanë mbetur pa një udhëheqës. Kjo pasi në Kuvendin e 11 dhjetorit, lidershipi i PD, shkarkoi 11 kryetarë degësh, pasi nuk iu bindën urdhrit të kryetarit Gazment Bardhi për të nisur përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit, të thërritur me vendim kryesie. Megjithatë mbledhja e sotme duhet të ishte zhvilluar disa ditë më parë por është vonuar për shkak të protestës të 8 janarit e do të zhvillohet sot. Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e dy ditëve më parë përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu. Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Të mos qëndrohet në zyra”/ Krerët e degëve kërkojnë të dalin në terren,Basha pranon

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kolegji i kryetarëve pd lulzim basha perplasje ne partine demokratike kolegji i kryetarëve pd lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll