Aktualitet

Omicron kërcënon mjekët/ Brataj: Varianti i ri i Covid po kapërcen edhe vaksinat

12 Janar 2022, 19:43 Nga DOSJA
Omicron kërcënon mjekët/ Brataj: Varianti i ri i Covid po

Transmetueshmëria e lartë e variantit “Omicron” ka sjellë rritje të të infektuarve në një kohë shumë të shkurtër.

Ajo që e bën shqetësuese është do te infektohen edhe mjeket pasi Omicron po kapërcen edhe vaksinat. Shefi i urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se vetëm në dhjetë ditët e para të Janarit numri i thirrjeve ka shkuar ne 2133 në 24 ore dhe vetëm per Covid kryhen 80 vizita ne banese.

Ky shtim i numrit te rasteve pozitive do te rrisë dhe numrin e te shtruarve në spital. Aktualisht, sipas Brataj, mbizotëron varianti “Delta” por ne një periudhe te shkurtër varianti “Omicron” do të jetë më i shpejtë dhe do të behët mbizotërues.

Por variant dukshëm do të trajtohet në 80% të rasteve ambulatorisht pasi edhe nga shifrat e krahasueshme të së njëjtës periudhë të një viti më parë shtrimet në spital kanë qenë më të larta kur numri i të infektuarve ishe disa herë me i vogël.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll