Aktualitet

“PD shtrembëron ‘The Economist”, MSH: Keqardhje për ‘vallen e turpit’ të SHQUP-it

12 Janar 2022, 17:26 Nga DOSJA
“PD shtrembëron ‘The Economist”, MSH: Keqardhje për

TIRANË – Ministria e Shëndetësisë iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike se po fsheh numrin e saktë të vdekjeve të qytetarëve shqiptarë nga COVID-19. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, Ministria e Shëndetësisë shprehet se partia më e madhe opozitare shtrembëron interpretimin e artikullit të fundit të “The Economist”. Sipas MSH, vdekshmëria e vlerësuar shtesë për Shqipërinë është më e ulët se sa vende të rajonit dhe më gjerë.

Në fund, Ministria e Shëndetësisë e konsideron qëndrimin e Partisë Demokratike si “valles së turpit”, rreth e qark SHQUP-it.”

DEKLARATA E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË:

Nisur nga deklaratat e pavërteta të Partisë Demokratike, mbi të ashtuquajturën “fshehje të vdekjeve nga Covid-19”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se janë raportuar përpikmërisht të gjitha rastet e fataliteve të raportuara nga spitalet Covid, përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Artikulli i “The Economist”, të cilin Partia Demokratike e lexon dhe interpreton në mënyrë të shtrembër, siç ka bërë gjatë gjithë kohëzgjatjes së pandemisë, referon një përllogaritje (estimate) të fataliteteve shtesë. Sipas kësaj përllogaritje, në të gjithë Botën, numri i vdekjeve shtesë nga Covid-19 dhe pasojave të tij, vlerësohet të jetë 4 herë më i lartë se numri i fataliteteve të raportuara nga Covid-19 (nga rreth 5.5 milion fatalitete në botë, vdekshmëria shtesë si pasojë e COVID-19 vlerësohet të jetë rreth 19.1 milion). Edhe në Shqipëri, sipas këtij vlerësimi të bazuar mbi simulime statistikore, përcaktohet i njëjti koefiçient si mesatarja botërore.

Sipas raportit të “The Economist”, vdekshmëria e vlerësuar shtesë për Shqipërinë është më e ulët se sa vende të rajonit dhe më gjerë, si për shembull Mali i Zi, Rumania, Bosnia dhe Herzegovina, Lituania, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria.

Shprehim keqardhjen për “vallen e vdekjes” që vazhdon të heqë Partia Demokratike, tek këmbëngul me shifrat e fataliteteve të pandemisë. Nuk ka qytetar jashtë dyerve të blinduara të PD-së, që të mos e kuptojë se kjo është një orvatje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen prej “valles së turpit”, rreth e qark SHQUP-it.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike covidi ne shqiperi ministria e shendetesise partia demokratike covidi ne shqiperi ministria e shendetesise partia demokratike

Sondazh

Poll