Aktualitet

‘S’e mbështesim Berishën’/ Yuri Kim: Jeni lodhur nga “spin doktorët”? Gjykojeni vetë

12 Janar 2022, 17:18 Nga DOSJA
‘S’e mbështesim Berishën’/ Yuri Kim: Jeni lodhur nga

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka thënë fjalën e fundit për ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga DASH. Pas intervistës së zv.ndihmës sekretarit Gabriel Escobar, Kim e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale, duke dhënë edhe komentin e saj. Në postimin e saj, ambasadorja kërkon që shqiptarët ta gjykojnë vetë komentin e zyrtarit të lartë amerikan lidhur me protestën e 8 janarit por edhe zhvillimet më të fundit në selinë e PD-së.

“Jeni lodhur nga “spin doktorët”(propagandistët e marrëdhënieve me publikun)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj,”-shkruan në postimin e saj ambasadorja Kim.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, por sot u liruan.

Ndërkohë që sot, Escobar tha sot në intervistën e tij se ishte për të ardhur keq që dikush përdorte dhunën për të marrë kontrollin e një forcë politike, duke u shtuar se protesta dënohej nga SHBA-ja. Ndërsa shtoi se shpresonin se një gjë e tillë nuk do të ndodhte më. Lidhur me Berishës, shtoi se qëndrimi i Amerikës ndaj tij është i qartë, duke mos pranuar që të jepte më komente.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gabriel escobar perplasje ne partine demokratike yuri kim gabriel escobar perplasje ne partine demokratike yuri kim

Sondazh

Poll