Aktualitet

Përplasja Berisha-Basha! Palët nxjerrin “listat e zeza”, kush janë emrat me SKEDË

12 Janar 2022, 18:24 Nga DOSJA
Përplasja Berisha-Basha! Palët nxjerrin “listat e zeza”,

TIRANË– Përplasja e 8 janarit duke se ka shënuar “kulmin e luftës” mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Të dy, edhe pse tashmë në distancë duket se ende nuk i kanë ulur “armët” duke nisur me inspektimin e imtësishëm të personave pas tyre. Lideri historik i PD, tashmë i përjashtuar nga partia që e themeloi vetë, ka nxjerrë foton e Ardian Myrtos, i cili sipas Berishës është një nga truprojat e kryedemokratit Lulzim Basha. Në mesazhin e nxjerrë nga Berisha, shkruhet se Myrto ka qenë i dënuar në vitin 2011 për tentativë vrasjeje, e po ashtu ishte dënuar edhe për trafik droge.

“Nje nga rojet e Lul Kimikut, krimineli socialist, Ardian Myrto! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Doktor, personi ne foto eshte Ardian Myrto eksponent i partis Socialist. I denuar 2011 tentativ vrasje tek kopshti zoologjik. Banues tek liqeni thate, i ndaluar per trafik droge me detyrim paraqitje ne prokurori. Anetar i bandes Lul Braves trafikon drog ne zonen e Saukut dhe te shkolla e Saukut ka helmuar femij me drog,”-shkruan Berisha në mesazhin e publikuar prej tij.

POSTIMI I PLOTË:

Ndërkohë që nga ana tjetër, PD ka nxjerrë emrin e Xhevahir Halit Georgiev, i pranishëm në protestën e 8 janarit, që rezulton i dënuar në shtetin belg.

“Nga TIMS rezulton deportuar nga Belgjika, dënuar për transport narkotikësh. Ka foto që është pranë dritareve të thyera të katit të parë,”-shkruhet në dosjen e Prokurorisë, e theksuar nga zyra e shtypit në selinë blu.

Ndërkohë që duket se përplasja mes tyre ka bërë që palët të kërkojnë nëpër “listat e zeza”, duke u nxjerrë emrat mbështetësve të skeduar. Por deri më tani asnjë nga palët nuk ka përgënjeshtruart pretendimet e tjetrit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll