Aktualitet

Protesta e 8 janarit, Prokuroria thërret nesër Berishën, një ditë më pas shkon Basha

12 Janar 2022, 16:35 Nga DOSJA
Protesta e 8 janarit, Prokuroria thërret nesër Berishën, një

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë thirrur në Prokurorinë e Tiranës që të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Nesër në ambientet e Prokurorisë do të shkojë Berisha, ndërkohë që është thirrur për të dëshmuar edhe deputeti tashmë i përjashtuar i PD, Flamur Noka.

Ndërkohë që pasnesër për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori do të shkojë kryedemokrati Basha. Bashkë me të do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili bashkë me Nokën është nën hetim, por për vepra të ndryshme penale. Ndërsa mbi Bashën e Berishën, hetuesit nuk kanë ngritur asnjë akuzë.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike, por sot edhe tw arrestuarit janw liruar nga Gjykata.

k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll