Aktualitet

Aksident fatal në Kukës, vdes drejtuesi i biçikletës pasi përplaset nga makina

12 Janar 2022, 16:38 Nga DOSJA
Aksident fatal në Kukës, vdes drejtuesi i biçikletës pasi

KUKËS – Një 30-vjeçar në Kukës ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Urën 6-metroshe” në orën 16:30. Viktima S.D. po qarkullonte me biçikletë, ndërkohë që është goditur nga një automjet “Volkswagen” me drejtues 47-vjeçarin A.B.

I riu ka humbur jetën në vend, ndërsa shoferi i “Volskwagenit” është dërguar në Komisariatin e Kukësit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kukes makina perplas bicikleten aksident ne kukes makina perplas bicikleten

Sondazh

Poll