Politike

Djegia e mandateve/ Manjani kundër Metës: Presidenti mendon se demokracia shpëton me hapa pas

20 Shkurt 2019, 09:37 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Manjani kundër Metës: Presidenti mendon se

TIRANË–  Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta për djegien e mandateve të opozitës. (Lexo këtu). Manjani e ka krahasuar deklaratën e Metës me atë të Vladimir Iliç Uljanov Leninit dhe thotë se edhe ai kur hoqi demokracinë nga Partia Komuniste, bëri të njëjtën deklaratë si Meta “të bëjmë një hap para dhe dy hapa pas”.

Paralele historike me “hapat para dhe pas”… Lenini kur dha fund dhe asaj pak demokracie të brendshme në partine komuniste tha: le të bëjmë një hap para e dy hapa pas. Presidenti i Republikës mendon se demokracia në Shqipërinë e sotme shpëton nëse bëjmë vetëm hapa pas.”-shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Deutche Welle, tha se qeveria duhet të reflektojë pas vendimit ekstrem të opozitës për të djegur mandatet. Por, Meta shtoi se edhe opozita duhet të bëjë një hap prapa në këtë çështje, ndërsa qeveria duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Reagimi vjen pas vendimit të opozitës së bashkuar për të djegur mandatet. Vendimi u mor nga PD, dhe iu bashkuan edhe partitë e tjera opozitare. Ky hap i opozitës është kundërshtuar ashpër nga ndërkombëtarët, ndërkohë që ambasada e SHBA, e quajti vendimin “kërcënim” të opozitës që minon demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ilir meta ylli manjani djegia e mandateve te opozites ilir meta ylli manjani

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2019, 08:26

Mesazhi që Paloka i jep Ramës me një foto-montazh

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxhës.  Paloka është shprehur se rrëzimi i k...