Bota

VIDEO/18-vjeçarja hedh foshnjen në koshin e plehrave, reagon gjyshi:Do ta marrim ne!

12 Janar 2022, 13:57 Nga DOSJA
VIDEO/18-vjeçarja hedh foshnjen në koshin e plehrave, reagon

SHBA – Një nënë e re ka hedhur fëmijën e saj të porsalindur në koshin e plehrave dhe më pas është larguar me shpejtësi. Ngjarja tronditëse është regjistruar Nju Mexico të Shteteve të Bashkuara, ndërsa mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit kur ajo e hedh në plehra foshnjën, e cila më pas është gjetur nga mbledhësit e plehrave.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjyshi i foshnjës që u braktis nga nëna e saj thotë se i biri i tij 16-vjeçar është babai i foshnjës dhe se familja e tij dëshiron që ta mbajë atë. 50 vjeçari Oscar Astorga, në një prononcim për mediat ka thënë se i biri i tij Stephen, nuk e dinte se ish e dashura, Alexis Avila, 18 vjeçe, ishte shtatzënë derisa lindi javën e kaluar dhe më pas u kap në kamerë duke e hedhur fëmijën në një kontejner mbeturinash prapa një qendre tregtare.

“Natyrisht që po përpiqemi që ta marrim. Ai është nipi im. Prandaj nuk mund të komentoj për asgjë, sepse po mundohemi që ta marrim nipin tim”, është shprehur ai.


Në bazë të mesazheve mes të riut dhe një miku, babai i foshnjës besonte se ish e dashura ka pasur abort dhe nuk ishte në dijeni se do të bëhej prind derisa ajo u arrestua për hedhjen e foshnjës në mbeturina. Nëna e arrestuar i ka thënë policisë se nuk e dinte që është shtatzënë dhe e mori vesh këtë vetëm kur filloi të kishte dhimbje në bark. Ajo është akuzuar për tentim-vrasje dhe abuzim të fëmijës dhe pritet të paraqitet në një gjykatë në Lovington.

Marrë nga dailymail.co.uk

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nena hedh femijen ne koshin e mbeturinave new mexico nena hedh femijen ne koshin e mbeturinave new mexico

Sondazh

Poll