Bota

E RËNDË! Djemtë dhunojnë dhe lidhin me litar babain në Kosovë

12 Janar 2022, 09:34 Nga DOSJA
E RËNDË! Djemtë dhunojnë dhe lidhin me litar babain në

KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dobidol, në Rahovec. Policia raporton se dy dy vëllezër kanë sulmuar fizikisht e më pas e kanë lidhur me litar babain e tyre. Të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Shtetit dhe janë mbajtur për 48 orë në stacionin policor.

Babai i dy djemve mësohet se u dërgua menjëherë në spitalin e Rahovecit e më pas u transportua për në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për “ Dhunë në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartcekur ( vëllezër) pas një mosmarrëveshje me prindin e tyre ( viktimen) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lëndime te lehta trupore. Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 ( dyzetetetë) orë”- ka bërë të ditur Xhurkaj.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dhune ne kosove djemte dhunojne babain ne kosove kosove dhune ne kosove djemte dhunojne babain ne kosove kosove

Sondazh

Poll