Bota

Kroaci, kapen 220kg heroinë në një anije, policia: Shpëtuam jetën e 110 përdoruesve

12 Janar 2022, 09:00 Nga DOSJA
Kroaci, kapen 220kg heroinë në një anije, policia: Shpëtuam

KROACI – Policia Kroate ka sekuestruar sasinë më të madhe të heroinës të kapur ndonjëherë në vend, e cila ishte fshehur në një ngarkesë me shufra plumbi, në një anije që mbërriti nga Turqia. Sasia prej 220 kg heroinë, e fshehur në pako të vogla brenda metalit, është gjetur dhe konfiskuar në portin e Adriatikut e Ploce.

Sipas Policisë kroate, droga e sekuestruar kap vlerën e 17 milionë eurove dhe kishte për destinacion tregjet e Evropës Perëndimore.

Policia e Dubrovnik-Neretva tha se anëtarët e ekuipazhit u morën në pyetje dhe u liruan pasi zbuluan se nuk dinin asgjë për drogën, ndërsa vlerëson se kapja e ngarkesës me heroinë u ka shpëtuar jetën të paktën 110 përdoruesve.

Marrë nga moeslimchoise.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kokaine kokaine ne kroaci kroaci kokaine kokaine ne kroaci kroaci

Sondazh

Poll