Bota

1 milionë vende pune, Gjermania thirrje të huajve: Ejani punoni në këto profesione!

12 Janar 2022, 08:33 Nga DOSJA
1 milionë vende pune, Gjermania thirrje të huajve: Ejani punoni

GJERMANI – Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Robert Habeck, është shprehur se vendi i tij është në kërkim të forcës punëtore, pasi deri më tani janë rreth 300 mijë vende pune, ndërsa sipas tij pritet që në vijim të shkojë deri në 1 milion të tilla.

Sipas Habeck, vendi ka nevojë për një shkallë të gjerë migrimi, ndërsa shtoi se mungesa e fuqisë punëtore minon produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë.

“Tani kemi 300,000 vende të lira pune dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në një milion. Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit”- tha ai gjatë një konference ditën e djeshme.

Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësorë “për inxhinierët, zejtarët” dhe profesionet e tjera.

Marrë nga reuters.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ministri i ekonomisë së gjermanisë robert habeck ministri i ekonomisë së gjermanisë robert habeck

Sondazh

Poll