Bota

Meta takon Kovaçevskin:Maqedonia e Veriut e Shqipëria meritojnë nisjen e negociatave

12 Janar 2022, 12:25 Nga DOSJA
Meta takon Kovaçevskin:Maqedonia e Veriut e Shqipëria meritojnë

SHKUP – Presidenti Meta ka zhvilluar një takim me Kryetarin e LSDM-së dhe të mandatuarin për Qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski, së bashku me sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar, Bojan Mariçiç. Takimi u fokusua në disa tema aktuale me fokus bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje, nismën “Open Balkan” dhe procesin e integrimit evropian.

Nga LSDM, njoftojnë se Kovaçevski shprehu besimin se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy vendeve do të intensifikohet edhe më tej përmes iniciativës “Open Balkan” dhe se të dyja vendet së shpejti do të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë si vende fqinje mike ndajnë të njëjtat vlera dhe kanë një të ardhme të përbashkët. Ajo e ardhme e përbashkët është në BE dhe jam i bindur se së shpejti të dyja vendet do të fillojnë negociatat për anëtarësim në Union, sepse edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria kanë përmbushur gjithçka që u është kërkuar, tani është radha e BE-së”, ka thënë Kovaçevski.

Sa i përket bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, ai vuri në dukje se nisma “Open Balkan” është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve, sjell mundësi të reja për rritje dhe zhvillim ekonomik, por që nuk është alternativë për anëtarësimin në BE.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, theksoi se progresi që ka bërë Maqedonia e Veriut në vitet e fundit është i dukshëm, përshëndeti konceptin “Një shoqëri për të gjithë” që sipas tij, është shembull unik në rajon dhe theksoi se fillimi i negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, jo vetëm që janë të rëndësishme për të dyja vendet, por është në interes të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

LAJMI KRYESOR: Dita e dytë e vizitës/Meta takon Ahmetin e Kovaçevskin: Negociatat me BE sa më parë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar kovaçevski ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut dimitar kovaçevski ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll