Bota

Meta takon Selën: Të punojmë për një Ballkan më të zhvilluar dhe më afër BE-së

12 Janar 2022, 12:46 Nga DOSJA
Meta takon Selën: Të punojmë për një Ballkan më

SHKUP – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela.

Lajmin për takimin e ka bërë të ditur vetë Sela, i cili shkruan se, së bashku me nënkryetarin e partisë që ai dretjon, zhvilluan një takim me Presidentin Meta, me të cilin u bisedua në lidhje me situatën politike, zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit evropian të të dy vendeve.

“Bashkë me nënkryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z.Elmi Aziri, takuam presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta me të cilin biseduam për situatën politike, zhvillimet në rajon dhe procesin integrues. Biseduam për një Ballkan më stabil, më të integruar, më të zhvilluar dhe më afër BE-së. Temë kryesore ishte edhe liria e qytetarëve dhe si ata të jenë më afër perëndimit.”, shkruan Ziadin Sela në lidhje me takimin me Presidentin Meta.

LAJMI KRYESOR: Turi në Maqedoninë e V./ Dita e dytë, Meta takon Ahmetin e Kovaçevskin (ZHVILLIMET)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut ziadin sela ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut ziadin sela

Sondazh

Poll