Bota

VIDEO intime e 2 meshkujve në Akropolin e Athinës trondit Greqinë, irritohen banorët

12 Janar 2022, 13:08 Nga DOSJA
VIDEO intime e 2 meshkujve në Akropolin e Athinës trondit

ATHINË – Dy burra janë filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në monumentin arkeologjik më të rëndësishëm të vendit, Akropolin e Athinës. Kjo video, e cila është transmetuar fillimisht në disa faqe të ndryshme interneti, ka shkaktuar një skandal të vërtetë në Greqi, duke irrituar të gjithë qytetarët, ndërsa reagimet kanë qenë të shumta.

Një zëdhënës i Ministrisë së Kulturës tha se ata kishin nisur një hetim për videon në vendin e listuar në UNESCO. Ata duan të gjejnë sa më shpejt përgjegjësit për këtë ngjarje të paligjshme. Ata e përshkruan skenën erotike mes dy burrave në vend si një ‘akt politik’. Filmi 36-minutësh u shfaq për herë të parë për një audiencë të vogël më 16 dhjetor në Universitetin e Selanikut në veri të vendit, pa shkaktuar bujë.

Marrë nga greekreporter.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota akropoli i athines gay akropoli i athines gay

Sondazh

Poll