Bota

Dita e dytë e vizitës në Maq. e Veriut, Meta takon Ahmetin: Prioritet Korridori 8

12 Janar 2022, 09:40 Nga DOSJA
Dita e dytë e vizitës në Maq. e Veriut, Meta takon Ahmetin:

MAQEDONI E VERIUT – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vijon vizitën e tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa në ditën e dytë të saj, ai ka zhvilluar një takim me liderin e BDI, Ali Ahmeti.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Presidenti Meta dhe Ali Ahmeti shkëmbyen vlerësime të vlefshme për zhvillimet e dy vendeve, ku në fokus ishin përshpejtimi i procesve integruese përsa i përket integrimit në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, në takim u diskutua gjithashtu edhe rëndësia e zbatimit të projektit madhor të Korridorit të 8, që do të lidhë më shumë vendet tona.

Postimi i Presidentit Meta:

“I hapur dhe i përzemërt, si gjithmonë, takimi me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Shkëmbyem vlerësime të vlefshme për zhvillimet në vendet tona, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese që mundësojnë çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Vlerësuam së bashku se zbatimi i projektit madhor të Korridorit 8-të, do të lidhë më shumë vendet tona dhe do të jetë thelbësor për një të ardhme më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.”

LAJMI KRYESOR: Dita e dytë e vizitës/Meta takon Ahmetin e Kovaçevskin: Negociatat me BE sa më parë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut ali ahmeti ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll