Aktualitet

Dhunë në familje, vjedhje e të dehur në timon, Policia arreston 5 persona në Tiranë

12 Janar 2022, 12:17 Nga DOSJA
Dhunë në familje, vjedhje e të dehur në timon, Policia

TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona, ndërsa ka nisur procedim penal për një tjetër, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Kështu, sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, në pranga ka rënë një 34-vjeçar, i cili ka shkelur masën e sigurisë ‘Arrest në Shtëpi’, pasi është konstatuar jashtë banesës së tij.

Po ashtu është arrestuar edhe një 54-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Tiranë / Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 34 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Gj., 40 vjeç, pasi në Golem, në një kompleks, ka vjedhur disa materiale alumini dhe pajisje elektrike. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 28.12.2021, në Golem, ka tentuar të vjedhë në banesën në pronësi të shtetasit R. K., ndërsa më datë 29.12.2021, në Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit D. K.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim A. P., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin L. S., 43 vjeç, pasi në një agjenci mjetesh me qira, ka marrë një mjet të cilin më pas e ka shitur pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane policia tirane arrestime ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll