Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik, drejtuesi i mjetit në kërkim

11 Janar 2022, 21:45 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Cërrik, drejtuesi i mjetit në

ELBASAN- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Mësohet se një mjet i paidentifikuar ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur jetën. Mësohet se personi që ka humbur jetën është rreth 60-65 vjeç, ndërkohë që policia është në kërkim të autorit të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Më datë 11.01.2022, në aksin rrugor, Elbasan – Cërrik, një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll