Politike

Berisha tregon planin e radhës: Do ketë diversitet, jam në bisedime me disa deputetë

11 Janar 2022, 19:04 Nga DOSJA
Berisha tregon planin e radhës: Do ketë diversitet, jam në

TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se disa deputetë po i bashkohen lëvizjes së tij kundër liderit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Në studion e “ABC News”, ish-kryeministri përmendi se hapi i tij i radhës do të ketë diversitet angazhimesh jo thjesht proteste. Ai ironizoi kryeministrin Edi Rama se tashmë ka dy seli: Kryeministrinë dhe godinën e PD, duke iu referuar pretendimeve se Basha është peng i kreut të qeverisë. Berisha tha se demokratët do ta nxjerrin Ramën nga të dyja selitë.

“Do të ketë një diversitet, por selia dhe shtëpia e demokratëve do tu kthehet demokratëve dhe nuk do të rrijnë strofull e Bashës. Ata (Basha dhe Rama) kanë plane kriminale aty. Kundër Ramës janë protestat pasi këta janë bashkë tani të dy. Nëse shkon në selinë e PD është njësoj sikur proteston në godina e Ramës, aty është pengu i Ramës brenda, marrin drogë dhe pikë brenda selisë blu. Ne do ta nxjerrim Edi Ramën nga të dy selitë. Rama ka 3 muaj që rreh gjoksin që blindat nuk çahen kurrë, le t’i shikojë. Do të rikthehemi patjetër te PD se është shtëpia e demokratëve. Mbështetja po rritet dhe jam në bisedime me deputetë të tjerë që do të na bashkohen”, u shpreh Sali Berisha.

(d.v/dosj.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll