Politike

Berisha: Të hënën kthehem në parlament, kam vendin tim, s’lëviz

11 Janar 2022, 18:49 Nga DOSJA
Berisha: Të hënën kthehem në parlament, kam vendin tim,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të rikthehet në Parlament të hënën, më 17 janar, ditë kur edhe rinisin seancat plenare. I ftuar në studion e ‘AbcNews’, Berisha tha se do të vijojë të ulen në të njëjtin vend që është ulur në sallën e Kuvendit.

Ai shtoi se dëshrion ta ruajë aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë sallë.

“Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak si të më veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona,”- tha Berisha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll