Politike

Meze e pije në zyrë, Hoxha: Ahengu i para një viti, ia paskan dëgjuar jehonën vonë

11 Janar 2022, 19:13 Nga DOSJA
Meze e pije në zyrë, Hoxha: Ahengu i para një viti, ia paskan

TIRANË– Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha ka sqaruar se pamjet e dërguara në komisariatin digjital e që kanë përfunduar në duart e prokurorëve që po hetojnë 8 janarin, janë të një viti më parë. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se e ka bërë repost një vit më vonë, gjë që siç duke ka sjellë konfuzion tek autoritetet duke menduar se bëhet fjalë për një darkë të organizuar së fundmi.

“Ky polici dixhital, qenka si qytetari dixhital i Saliut. Paska marrë videon e 1 viti më parë dhe nga oda e burrave ne shtepine time ku kam festuar e paska vendosur në PD. Ah, se desh harrova: Këtë videon me aheng e këngë e kam ripostuar për qejfin tim dhe me sa duket komisariati digjital paska dëgjuar jehonën e këngës që para një viti. Sa keq kur polici digjital bëhet po aq i mjerë sa qytetari digjital i Saliut dhe tallen dhe me prokurorinë.p.s.Keto takime te paret tane i quanin NEJE,dhe ne ne respekt te tyre i organizojme ne ruajtje te tradites por edhe per te kujtuar te renet nder shekuj per liri e flamur.sigurish i kendojme burrave ulur kembekryq ne sofer dhe me cifteli shqip,pasi “feja e shqiptarit eshte shqiptarija,”- shkruan Hoxha krah fotove të darkës.

Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha së bashku me 9 persona të tjerë dyshohet se ka qenë një nga personat kryesorë që do të mbronte në rast rreziku me 8 janar godinën e selisë së PD-së nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në dosjen hetimore të prokurorisë së kryeqytetit, ishte edhe videoja ku Hoxha shihej me miqtë e tij, ulur në një dhomë, duke ngrënë ushqim e duke luajtur me instrument muzikor.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike florenca hoxha perplasje ne partine demokratike florenca hoxha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll