Politike

Berisha: Florenc Hoxha ka parcela kanabisi në Devoll, mori njerëz nga Fushë-Kruja

11 Janar 2022, 19:01 Nga DOSJA
Berisha: Florenc Hoxha ka parcela kanabisi në Devoll, mori njerëz nga

TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi liderin e demokratëve Lulzim Basha se ka bashkëpunëtor një person të lidhur me trafiqe. Në “ABC News”, ish-kryeministri përmendi emrin e ish-drejtorit të Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, për të cilën tha se ka parcela me kanabis në një fshat të Devollit. Më tej, Berisha shton se në këtë fshat të Devollit nuk ka asnjë banor dhe Hoxha ka sjellës, sipas tij”, disa persona nga Fushë-Kruja. 

“Ka përtej tyre që mbahen skllevër nga këta mercenarë që janë në selinë e PD-së ka të tjerë që janë të lidhur me krimin në Lulzim Bashën. Numri i tyre ishin 25-30 vetë nuk kishte më shumë, ata janë shkëputur dhe prej disa kohësh jetojnë në bunker. Ka brenda një ish–kryepolic bashkiak që është i lidhur me botën e trafiqeve, Florenc Hoxha ai është komandanti i Lulzim Bashës. Florenc Hoxha ka parcela me kanabis në një fshat në Devoll, aty në atë fshat nuk ka asnjë banor të zonës por ka marrë vetëm disa njerëz nga Fushë-Kruja”, tha ndër të tjera Sali Berisha. 

Ish-kryeministri u përjashtua dje nga Partia Demokratike së bashku me 7 deputetë të tjerë për organizim dhe pjesëmarrje në protestën e dhunshme të ditës së shtunë. Kryesia e PD vendosi gjithashtu dhe pezullimin e përkohësh të 19 anëtarëve të partisë në lidhje me mbështetjen dhe përfshirjen në protestën e 8 janarit në selinë blu.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll