Politike

I pezulluar nga PD, Baçi: E mirëkuptoj Bashën, të garojë për kryetar

11 Janar 2022, 16:14 Nga DOSJA
I pezulluar nga PD, Baçi: E mirëkuptoj Bashën, të

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi i konsideroi si nul, qesharake dhe spektakël vendimin e djeshëm të Kryesisë së Partisë Demokratike për përjashtimin nga partia të 8 deputetëve dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarëve të PD. Në lidhje direkte me “Ora News”, Baçi shtoi se e mirëkupton Bashën, i cili sipas tij ndodhet në gjendje dëshpëruese pasi anëtarësia e PD i ka dalë kundër në mënyrë të hapur.

“Janë nul nga ana juridike dhe statutore. Kryesia është një organ i shkarkuar. Kuvendi i 11 dhjetorit ka përfunduar mandatin e asaj kryesie, e ka shkarkuar atë dhe ka ngarkuar Komisionin e Rithemelimit për të vazhduar procesin e drejtimit të PD deri me 22 mars, kur do të mbahet Kuvendi i PD. Më vjen keq kur dëgjoj një show të tillë, vendime qesharake por dhe e mirëkuptoj Bashën dhe disa mbështetës të tij sepse duke qenë në dëshpërim dhe gjthë anëtarësia e PD tashmë u është kundërvënë hapur, sidomos pas 8 janarit që helmuan me gaz lotsjellës anëtarë e PD nga ajo polici e inkriminuar që Basha e akuzonte te Kryeministria se po helmonte protestuesit. E njëjta polici i helmoi te shtëpia e vet”, deklaroi Baçi.

Më tej, deputeti demokrat i Fierit shtoi se Kryesia e PD nuk ka të drejtë të përjashtojë asnjë deputet, edhe nëse ndonjë prej tyre dëshiron të largohet.

“Ndonjë deputet që do të vetëlargohet mund të vetëlargohet por askush nuk merr dot vendime për të përjashtuar anëtarët e grupit parlamentar, aq më tepër Basha që sot është një deputet si gjithë të tjerët”, u shpreh deputeti demokrat Luan Baçi.

Ai përsëriti se Komisioni i Rithemelimit dhe mbështetësit e tij shkojnë për të punuar te selia e PD, jo për të protestuar. Ai i kërkoi kryetarit Lulzim Basha që të votëbesohet për kryetar të PD në 22 mars.

“Nuk shkojmë për të protestuar te selia e PD, shkojmë për të punuar te zyrat e PD. I ka okuptuar një deputet i thjeshtë i PD, një individ që quhet Lulzim Basha, i shkarkuar dhe nuk pranon shkarkimin me disa mbështetës të vet. Shkojmë për të punuar dhe gjejmë të blinduara dyer e dritare. Kur i gjen të blinduara dyert dhe dritaret e shtëpisë tënde në mënyrë të padrejtë mundohesh të futesh brenda. Që të futesh brenda duhet të hapësh dyert, kaq kemi bërë ne dhe do të vazhdojmë ta bëjmë se do të shkojmë të punojmë aty. Mos të blindojë dyer dhe dritare por të dalë të bashkohet me demokratët, të hyjë në një proces të shpejtë, është vetëm vota që vendos kush drejton PD. Basha duhet të pranojë garën, zgjedhjet”, bëri me dije deputeti demokrat i Fierit Luan Baçi.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e djeshme përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë:  Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.

(d.v.dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan baci luan baci

Sondazh

Poll