Politike

Meta takon kryekuvendarin e Maqedonisë së Veriut Xhaferin: Të thellojmë marrëdhëniet

11 Janar 2022, 17:53 Nga DOSJA
Meta takon kryekuvendarin e Maqedonisë së Veriut Xhaferin: Të

SHKUP- Presidenti Ilir Meta, u prit sot në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi. Meta në takimin me Xhaferin nënvizoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm, në të gjitha fushat, të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes vendeve tona, veçanërisht të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke theksuar nevojën e ngritjes sa më parë, edhe nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, të Grupit Parlamentar të Miqësisë, që do t’i jepte impulse të reja ndërveprimit parlamentar.

Kreu i Shtetit shqiptar vuri në dukje se demokracia parlamentare mund të luajë rol të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit midis vendeve tona në fushën ekonomike, kulturore dhe arsimore. Meta gjithashtu theksoi se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën, do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë.

Duke vlerësuar progresin e deritanishëm domethënës për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, Presidenti Meta inkurajoi domosdoshmërinë e zbatimit të plotë dhe jetësimit integral të saj, si një mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e mëtejshëm të paqes e harmonisë ndëretnike, për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, si dhe për t’u afruar më pranë njëri-tjetrit dhe Bashkimit Europian.

“Respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor ndaj e nxis një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të tyre, si faktor shtetformues, në jetën sociale, administrative e politike të Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Meta.

LAJMI KRYESOR: Vizita 3-ditore në Maq. e Veriut, Meta lule te ‘Nënë Tereza’, takon Pendarovskin

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut talat xhaferi ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut talat xhaferi

Sondazh

Poll