Politike

“Rusia ka pushtuar vendet fqinje”/ Yuri Kim riposton deklaratën e Blinken

11 Janar 2022, 13:50 Nga DOSJA
“Rusia ka pushtuar vendet fqinje”/ Yuri Kim riposton deklaratën

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka ripostuar në rrjetet e saj sociale, deklaratën e bërë nga sekretari i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me Rusinë. Në postimin e bërë në Twitter, Blinken shkruan se është Rusia ajo që ka pushtuar territore të reja, e po ashtu ka helmuar kundërshtarët politikë të presidentit Vladimir Putin. 

“NATO nuk e pushtoi Ukrainën; NATO nuk pushtoi Gjeorgjinë; NATO nuk i pozicionoi forcat në Moldavi kundër vullnetit të popullit të saj. Gjatë dy dekadave të fundit, është Rusia ajo që ka pushtuar vendet fqinje; ndërhyrë në zgjedhjet e vendeve të tjera; përdori armë kimike për të tentuar të vriste kundërshtarët e qeverisë dhe e bëri këtë në tokë të huaj,”-shkruhet në deklaratën e Blinken.

POSTIMI I PLOTË:

 

“Over the past tëo decades, it is Russia that has invaded neighboring countries; interfered in other countries’ elections; used chemical ëeapons to attempt to assassinate opponents of the government, and done so on foreign soil.” U.S. Department of State Secretary Blinken pic.tëitter.com/tsoruv1Y8y

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 11, 2022

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike antony blinken yuri kim antony blinken yuri kim

Sondazh

Poll