Politike

“Ma tha Donald Lu në zyrë”, Berisha: Basha i përfshirë në skemë pastrimi

11 Janar 2022, 19:25 Nga DOSJA
“Ma tha Donald Lu në zyrë”, Berisha: Basha i

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi nga agjencitë kombëtare të drejtësisë që të hetojnë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për përfshirje në skemë pastrimi parash. Në “ABC News”, ish-lideri demokrat tregoi se ish-ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu i kishte përmendur vite më parë se Basha ishte i përfshirë në skemë larje të parave. Më tej, Berisha beson se prokurorët belgë do të zbulojnë se Basha është i përfshirë në aferën e “Toyota Yaris”.

“Unë nuk përkulem kurrë para gënjeshtrës dhe mashtrimit. Unë e dija që Lul Kimiku ishte peng, kisha kohë që e kisha marrë vesh. U bëj thirrje agjencive ndërkombëtare të hetojnë Bashën për larje parash të pista sepse do të gjejnë një pus të zi, ky njeri që mbrohet me vrasës dhe trafikantë droge. Unë ja kisha thënë mos prish hetimet për Toyota Yaris. Donald Lu me erdhi në zyrë dhe më tha se ky (Basha) ishte i zhytur ishte një skemë larje parash e turpshme. Edi Rama ja mbylli skandalin e ‘Toyota Yaris’, Basha u pyet vetëm një herë por në Belgjikë vazhdon hetimi dhe unë kam besim të plotë. Basha do të gozhdohet edhe për krimet që ka kryer për larjen e parave”, bëri me dije ish-kryeministri Sali Berisha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike donald lu pastrim parash sali berisha toyota yaris donald lu pastrim parash sali berisha toyota yaris

Sondazh

Poll