Politike

U përjashtua nga Partia Demokratike, Spaho: Vendim nul, kryesia nuk ekziston

11 Janar 2022, 14:44 Nga DOSJA
U përjashtua nga Partia Demokratike, Spaho: Vendim nul, kryesia nuk

KORÇË – Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho e quajti të pavlefshëm vendimin e Kryesisë së PD për përjashtimin e 8 anëtarëve të partisë, mes tyre edhe vetë Spaho.

Nga Korça, deputeti demokrat u shpreh se vendimi i djeshëm i mbledhjes së Kryesisë së partisë më të madhe opozitare nuk i është i vlefshëm me arsyetimin se 60% e anëtaëve të saj nuk janë zgjedhur, por caktuar nga kryetari i PD Lulzim Basha duke shkelur dhe statutin e partisë për zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë me dy kandidatura. Nga ana tjetër, Spaho shtoi se Basha është shkarkuar nga 4446 delegatë të Kuvendit të 11 dhjetorit si dhe rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e 18 dhjetorit.

“Vendimi është i pavflefshëm pasi ajo kryesi nuk ekziston. Nuk ka pas ekzistuar as me statutin e miratuar në Korrik pasi nuk u zbatuan kriteret statutore të zgjedhjes me 2 kandidatura. 60% e saj u emërua nga Lulzim Basha.  Së dyti në Kuvendin e 11 dhjetorit 4446 delegatë kanë shkarkuar Lulzim Bashën dhe kryesinë e ashtuquajtur kryesi e PD. Shkarkimi i Lulzim Bashës është vendosur nga 44 mijë anëtarë. Këta që shihni këtu, këta të shkarkoj në dhe jo Lulzim Basha”, u shpreh Edmond Spaho.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e djeshme përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë:  Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edmon spaho kryesia e pd edmon spaho kryesia e pd

Sondazh

Poll