Sport

Vazhdojnë borxhet për pronarët e Interit, Suning humb gjyqin me Premier League

11 Janar 2022, 19:37 Nga DOSJA
Vazhdojnë borxhet për pronarët e Interit, Suning humb gjyqin me

ANGLI-Premier League fiton mosmarrëveshjen me PPTV, platformën e transmetimit që mbante të drejtat televizive të kampionatit anglez në Kinë. Shtypi britanik bën të ditur se Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar i ka bërë të ditur PPTV, në pronësi të grupit Suning (pronarët që zotërojnë Interin), duke e dënuar atë të paguajë një shumë prej rreth 200 milionë euro.

PPTV kishte dështuar të paguante dy këste të marrëveshjes në vitin 2020, në momentin ku Premier League ndaloi për shkak të shpërthimit të Covid-19. Marrëveshja e PPTV për të drejtat ekskluzive të Premier League në Kinë do të zgjaste nga 2019-20 deri në 2021-2022 dhe kapte vlerën mbi 700 milionë dollarë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter premier league suning inter premier league suning

Sondazh

Poll