Sport

Është pranë Real Madrid, muralesi i Mbappe-s shkatërrohet, mesazhi: Je i vdekur!

11 Janar 2022, 16:47 Nga DOSJA
Është pranë Real Madrid, muralesi i Mbappe-s shkatërrohet,

PARIS– E ardhmja e Kylian Mbappe-së mbetet një temë e nxehtë te PSG. Sulmuesit francez i përfundon kontrata këtë vit dhe Real Madrid është gati të transferojë lojtarin në Spanjë. Megjithatë disa tifozë e kanë kaluar kufirin duke vendosur një kërcënim në muralesin e lojtarit në Bondy, në periferinë e Parisit ku ai u rrit.

“Mbappe, ti ke vdekur”, ishte mesazhi i shkruar në veprën e artit, sipas Le Parisien. Muralesi u krijua në partneritet me Nike kur Mbappe mbushi 21 vjeç, por tani është dëmtuar pjesërisht nga ky veprim.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mbappe psg mbappe psg

Sondazh

Poll