Sport

Lazio, disfata ndaj Interit i zhbllokoi merkaton! Tare gjen paratë për afrimet

11 Janar 2022, 16:05 Nga DOSJA
Lazio, disfata ndaj Interit i zhbllokoi merkaton! Tare gjen paratë për

ITALI-Një humbje që të bën të fitosh 25 milionë euro. Mbrëmjen e së dielës, Lazio u largua nga San Siro pa pikë, por me dijeninë se shumë shpejt do të mbushet portofoli i tyre. Inter duke mposhtur bardhekaltrit ka bërë që të aktivizohet klauzola e blerjes përfundimtare të Correas.

Merkato e Lazios ishte në ngërç për shkak të indeksit të likuiditetit, arsyeja që tashmë e pengon klubit të blejë lojtarë. Për pasojë, tashmë Tare ka mundësi që të lëvizë lirshëm në merkato pasi paratë erdhën. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoëeb, Lazio tashmë e ka gjetur likuiditetin e parave dhe Tare mund të nisë nga puna për të sjellë lojtarët e kërkuar nga Sarri.

Megjithatë, Tare fillimisht kërkon të sistemojë lojtarët e padëshiruar nga Sarri. Lazzari mund të huazohet te Torino, por Muriqi mbetet pika kyçe e merkatos. Sipas asaj që raporton media italiane, merkato e vërtetë e Lazios do të fillojë kur Vedat Muriqi mos të peshojë më në buxhetin e kryeqytetasve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport correa inter lazio tare correa inter lazio tare

Sondazh

Poll