Sport

Dyshimet për testin e Djokovic para nisjes për në Australi, tenisti është në telashe

11 Janar 2022, 18:38 Nga DOSJA
Dyshimet për testin e Djokovic para nisjes për në Australi,

AUSTRALI– Konflitki mes Novak Djokovic dhe autoriteteve australiane vazhdon ende. Gjyqtari Anthony Kelly u shpreh në favor të serbit, i cili mbahej që nga 6 janari në një hotel në Melburn pasi iu mohua hyrja në Australi për shkak të rregullave të vaksinimit Covid-19.

Megjithatë, vendimi përfundimtar nëse ai do të lejohet të marrë pjesë në Australian Open pritet të merret para datës 12 janar nga ministri për Emigracionin, Alex Haëke.

Ndërkohë sipas Der Spiegel ashtu edhe gazetarit të New York Times, Ben Rothenberg, përveç një kontradikte të mundshme në deklaratën e udhëtimit për në Australi, serbi ka ngritur dyshime edhe me kodin QR në rezultatet e testit të tij.Siç ka theksuar Rothenberg në Twitter, duke skanuar kodin merr një përgjigje.

Kur u pyet për atë test PCR, babai i Djokovic, Djorde u përgjigj se i gjithë procesi ishte publik dhe “të gjitha dokumentet janë të ligjshme”.Mirëpo, të pyetur për ceremoninë në të cilën tenisti mori pjesë më 17 dhjetor, familja e Gjokoviqit vendosi ta mbyllë konferencën për shtyp pa u përgjigjur.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport australi djokovic tenis australi djokovic tenis

Sondazh

Poll