Sport

FIFA nis hetimet ndaj “Capellos” së Gabonit, akuzohet për “përdhunimin e të miturve”

11 Janar 2022, 15:53 Nga DOSJA
FIFA nis hetimet ndaj “Capellos” së Gabonit, akuzohet për

ZVICER – FIFA ka hapur një hetim, pas akuzave për sulme seksuale të supozuara ndaj qindra fëmijëve nga disa trajnerë futbolli në Gabon, tha FIFA për AFP të martën.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, ne mund të konfirmojmë se Komiteti i pavarur i Etikës i FIFA-s ka hapur një hetim”,- tha një zëdhënës i FIFA-s, duke konfirmuar informacionin nga e përditshmja britanike “The Guardian”.

Patrick Assoumou Eyi, ish-trajneri i futbollit i ekipit kombëtar U-17 të Gabonit, akuzohet për sulme seksual të dyshuar ndaj qindra fëmijëve. Ai u arrestua nga autoritetet gaboneze më 20 dhjetor dhe u akuzua për “përdhunim të të miturve”.

Dy trajnerë të tjerë të klubit, Orphée Mickala dhe Triphel Mabicka, u paditën gjithashtu për të njëjtat arsye. Të tre trajnerët përballen me 30 vite burgim penal.

I njohur në qarqet e futbollit, ndryshe edhe si “Capello” i Gabonit, Patrick Assoumou Eyi, emri i të cilit u bë publik nga “The Guardian” në dhjetor, ka qenë trajner i kombëtares së nën 17-vjeçarëve deri në vitin 2017 dhe që atëherë ka qenë drejtor teknik i ligës së futbollit Estuaire, provincës së kryeqytetit, Libreville. Presidenti i Gabonit, Ali Bongo Ondimba, foli për një aferë “shumë serioze dhe të papranueshme”.

Futbolli nuk është i vetmi sport i prekur nga pedofilia javët e fundit në këtë vend afrikan. Martin Avera, i njohur në Gabon me pseudonimin “Mjeshtri Chacka”, trajner taekwondo, u arrestua më 29 dhjetor nga policia e Gabonit, për gjoja “pedofili” mbi “viktima të shumta”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arrestohet zv presidenti i fifas disa problemeve me fifa-n fifa ka hapur një hetim ish-trajneri i futbollit i ekipit kombëtar u-17 të gabonit patrick assoumou eyi për sulme seksuale të supozuara ndaj qindra fëmijëve trajnerë futbolli në gabon arrestohet zv presidenti i fifas disa problemeve me fifa-n fifa ka hapur një hetim ish-trajneri i futbollit i ekipit kombëtar u-17 të gabonit patrick assoumou eyi për sulme seksuale të supozuara ndaj qindra fëmijëve trajnerë futbolli në gabon

Sondazh

Poll