Sport

Marrëveshja me Insignen, presidenti i Torontos i sinqertë: E zgjodha nga interneti

11 Janar 2022, 19:09 Nga DOSJA
Marrëveshja me Insignen, presidenti i Torontos i sinqertë: E zgjodha

KANADA– Lorenzo Insigne do të largohet në qershor nga Napoli për të luajtur në MLS amerikane, më saktë me Toronto FC. Lojtari ka firmosur për 5 vjet dhe do të përfitojë 11.5 milion euro në sezon dhe 4.5 milion euro të tjera bonuse në baze të performancës së tij individuale.

Një goditje e madhe për skuadrën kanadeze, megjithatë jo saktësisht e “studiuar”, duke qenë se presidenti i Torontos, Bill Manning pranoi në një intervistë se e kishte zgjedhur Insignen në mënyrë të veçantë.

“Në fakt verën e kaluar shkova në faqen e Transfermarkt dhe pashë faqen e kombëtares italiane që sapo kishte fituar europianin, për të parë se cilët lojtarë ishin drejt përfundimit të kontratës”. Lorenzo ishte një nga lojtarët e paktë. Fillova të shënoj në një fletore lojtarë që mendoja se ishin të klasit botëror dhe që mendoja se do të kishin vlerë në këtë merkato. Lorenzo Insigne ishte emri i parë në atë listë. Ai do të jetë një lojtar që njerëzit duan të vijnë dhe ta shohin”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport insigne toronto insigne toronto

Sondazh

Poll