Sport

E ka mundur dy herë në finale, Inzagi e di çfarë do ndaj Juves: Duhet të japim…

11 Janar 2022, 16:21 Nga DOSJA
E ka mundur dy herë në finale, Inzagi e di çfarë do ndaj

ITALI-Juventusin e ka mposhtur dy herë në finalen e Superkupës së Italisë dhe synon të tretin.Trajneri i Interit, Simone Inzaghi në konferencën për shtyp para ndeshjes së Superkupës së Italisë tregoi respekt maksimal për bardhezinjtë, por ka besim të madh te skuadra e tij.

ZHANG NË TRIBUNË– Afërsia e presidentit nuk na ka munguar asnjëherë. Tani ai është fizikisht këtu pranë nesh, por në këto muaj që ka munguar, e kam ndjerë gjithmonë afër, sepse shkruanim mesazhe para dhe pas ndeshjeve dhe telefononim njëri-tjetrin. Ai e pa ndeshjen kundër Lacios dhe shpresojmë që nesër në mbrëmje të kemi një paraqitje fantastike në një ndeshje të rëndësishme për ne që t’i japim atij kënaqësi.”

JUVENTUS– Finalet janë të gjitha të veçanta, sepse mund të vendosen nga një episod i vetëm. Juventus është mësuar të luajë me intensitet dhe vendosmëri, por edhe ne jemi të tillë. Do të ketë momente vështirësie.

FINALJA E TRETË– Kam zhvilluar dy finale me Lazion, një kundër Allegrit dhe një kundër Sarri, duke luajtur ndeshje të shkëlqyera, por humba finalen e Kupës së Italisë kundër tyre. Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme. Të luash në një stadium si San Siro nuk do të jetë e lehtë, por ne do të japim 120% në fushë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter inzaghi juventus inter inzaghi juventus

Sondazh

Poll