Sport

VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti, ku humbi jetën futbollisti turk Ahmet Çalik

11 Janar 2022, 15:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti, ku humbi jetën futbollisti turk Ahmet

TURQI – Mëngjesin e së martës, mediat turke u raportua se ka humbur jetën në një aksident automoblisitik futbollisti i kombëtares turke, Ahmet Çalik, që aktualisht luante në radhët e Konysporit.

Sipas ekipeve të shpëtimit, 27-vjeçari kishte vdekur në vend, pasi makina e tij kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur në qytetin Hacilar në lagjen Golbasi.

Çalik e filloi karrierën te skuadra turke, Gençlerbirligi, para se të vishte fanellën e Galatasarayt për tri sezone, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konyaspor. Ai ishte pjesë edhe e kombëtares turke, duke luajtur në 8 ndeshje. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit me klubin e tij Konyaspor më 9 janar, kundër Sivasspor (0-1).

Te Konyaspor, mbrojtësi i ndjerë Ahmet Çalik kishte luajtur edhe me tre lojtarët shqiptarë, dy lojtarët e Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi, si dhe me kosovarin Zymer Bytyqi, ndërkohë që në të kaluarën kishte luajtur edhe me Vedat Muriqin.

Që të katër futbollistët shqiptarë, përmes rrjeteve sociale kanë treguar se janë të shokuar nga lajmi që morën në orët e para të ditës së sotme. Së fundmi janë publikuar edhe një video rreth gjendjes së makinës, me të cilën ka pësuar aksident futbollisti turk.

Ahmet Çalık kaza yaptığı arabasından çıkan Konyaspor atkısı… Allah rahmet eylesin. #AhmetÇalık pic.twitter.com/APQvmPpMFw

— KonyasporTwittier (@bak_geliyor) January 11, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ahmet çalik futbollisti i kombëtares turke luante në radhët e konysporit mesfushori i kuqezi cekici sulmuesi sokol cikalleshi ahmet çalik futbollisti i kombëtares turke luante në radhët e konysporit mesfushori i kuqezi cekici sulmuesi sokol cikalleshi

Sondazh

Poll