Sport

VD/ Duka dhe Liga riaktivizojnë Ligjin e Sponsorizimit: “Sporti duhet të mbijetojë”

11 Janar 2022, 12:41 Nga DOSJA
VD/ Duka dhe Liga riaktivizojnë Ligjin e Sponsorizimit: “Sporti duhet

TIRANE Ligji i Sponsorizimit mbetet ende një pikë e pa plotësuar nga kërkesat e komunitetit të futbollit, i cili ka ‘folur’ në emër të të gjithë sporteve në vend. Një kërkesë, e cila gati dy vite më parë solli edhe bojkotin e skuadrave të futbollit për rreth 2 muaj.

Takimi i i presidentit të futbollit Armand Duka me Kryeministrin Rama asokohe, solli një premtim, i cili më pas mbeti në mekanizmat teknikë të hartimit të këtij ligji, i cili me sa duket shpesh ka hasur në pengesat e specialistëve të Ministrisë së Financave.

Këtë të martë, presidenti i FSHF-së, presidenti i Ligës Profesioniste, si dhe një përfaqësi e presidentëve të Kategorisë Superiore, zhvilluan një takim me ministren e sportit, Evis Kuishi.

“Kërkesat tona mbeten të njëjta, nuk duam të hymë në detaje teknike, thjesht të ketë një Ligj Sponsorizimi, që sporti të mbijetojë për të krijuar standartet për fëmijët tanë, pasi sporti nuk është thjeshtë një garë apo një kampionat, por një mënyrë jetese,”- u shpreh presidenti Duka për mediat në përfundim të këtij takimi.

A rrezikon gjithë kjo heshtje dhe zvarritje e plotësimit të kërkesave, në një tjetër bojkot të futbollit?

“Këtë herë kemi menduar të ndryshojmë taktikë tjetër në kërkesat tona, duke filluar me ministren e linjës dhe kam shpresë se do ta çojë përpara”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport duka dhe braçe futbolli shqiptar ligës profesioniste me kryeministrin rama presidenti duka presidentit të futbollit armand duka duka dhe braçe futbolli shqiptar ligës profesioniste me kryeministrin rama presidenti duka presidentit të futbollit armand duka

Sondazh

Poll