Sport

Arsenali kërkon tani Vlahovicin, Fiorentina mendohet: operacioni 180 milionë euro!

11 Janar 2022, 11:42 Nga DOSJA
Arsenali kërkon tani Vlahovicin, Fiorentina mendohet: operacioni 180

ANGLI – Pas ndarjes me Aubameyang dhe Lacazette, të cilëve u skadon kontrata, prioriteti për Arsenalin tani është një sulmues ‘me peshë’ në këtë merkato të janarit.

Në krye të listës së trajnerit Arteta është Dusan Vlahovic, sulmuesi serb që ka refuzuar rinovimin me Fiorentinën, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2023. Një operacion monstruoz prej 180 milionësh për kartonin, kontratën dhe komisionit ndaj agjentëve, që nuk i tremb “Topçinjtë”.

Siç raporton “Daily Mail”, londinezët po përpiqen të largojnë konkurrencën e fortë për xhevahirin e Fiorentinës dhe ta marrin sulmuesin, menjëherë në ishull. Klubi Italian tashmë e ka mbrojtur veten me afrimin e Piatek dhe është përballë një oferte të frikshme.

Arsenali është gati të investojë 58 milionë paund (pak më pak se 70 milionë euro) për kartonin e lojtarit, i cili kërkon një pagë prej 360 mijë euro në javë, për një bruto vjetore prej rreth 17 milionë, ku duhet shtuar edhe 18 milionë komision për agjentët.

Një mal me para për një sfidë të re, sa intriguese aq edhe e ndërlikuar: topi i kalon tani Fiorentinës dhe lojtari, i cili në zemrën e tij do të donte që një skuadër të sigurt që të luante në Champions League sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “topçinjtë” e arsenalit arsenali është gati të investojë 58 milionë paund do të jetë fiorentina është dusan vlahovic me aubameyang dhe lacazette trajnerit arteta “topçinjtë” e arsenalit arsenali është gati të investojë 58 milionë paund do të jetë fiorentina është dusan vlahovic me aubameyang dhe lacazette trajnerit arteta

Sondazh

Poll