Sport

Pas Spanjës, edhe miqësorja e dytë për Shqipërinë, kuqezinjtë përballë Gjeorgjisë…

11 Janar 2022, 11:26 Nga DOSJA
Pas Spanjës, edhe miqësorja e dytë për Shqipërinë,

TIRANE Zyrtarizohet edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë në muajin mars. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Gjeorgjinë më 29 mars, në atë që do të jetë ndeshja e 14-të mes dy vendeve.

Pas arritjes së akordit me Spanjën, për miqësoren e 26 marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Gjeorgjiane për të luajtur këtë ndeshje.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europianit e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kombetarja shqiptare kombetarja shqiptare e futbollit kombëtarja shqiptare të futbollit me spanjën miqësorja e dytë e shqipërisë kombetarja shqiptare kombetarja shqiptare e futbollit kombëtarja shqiptare të futbollit me spanjën miqësorja e dytë e shqipërisë

Sondazh

Poll