Sport

Covid-19 shtyn Kukësi-Dinamo, hapen dyert e impiantit të ri “Kukës Arena”…

11 Janar 2022, 11:09 Nga DOSJA
Covid-19 shtyn Kukësi-Dinamo, hapen dyert e impiantit të ri

TIRANE Klubi i Kukësit njoftoi dje, se kishte 10 persona të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 7 ishin futbollistë. Pas kërkesës së bërë në FSHF nga klubi verilindor, për shtyrjen e ndeshjes së javës së 16-të të kampionatit Abissnet Superiores, mësohet se Departamenti i Garave e ka shtyrë takimin Kukësi-Dinamo, për të mërkurën, më 19 janar.

Gjithashtu, bëhet me dije, se ndeshja Kukësi-Dinamo nuk do të luhet në “Elbasan Arena”, siç ishte parashikuar, por do të luhet në impiantin e ri “Kukësi Arena”, i cili më së fundi do të hapi dyet për skuadrën verilindore. Ajo do të luhet me ndriçim prej orës 16:45.

Një tjetër ndryshim, në kalendarin e ndeshjeve të javës së 16-të të kampionatit Abissnet Superiores është bërë edhe për ndeshjen Skënderbeu-Laçi, e cila nuk do të luhet në orën 13:45, por në 16:45 të shtunën, më 15 janar.

Pjesa tjetër e kalendarit mbetet e pandryshuar, me Tiranën-Vllazninë që ndeshen të shtunën prej orës 19:45, ndërkohë që të dielën nga ora 13:45 do të luhen Egnatia-Partizani dhe Kastrioti-Teuta.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport e ka shtyrë takimin kukësi-dinamo futbollistët e kukësit në festë në impiantin e ri “kukësi arena” për ndeshjen skënderbeu-laçi tiranën-vllazninë e ka shtyrë takimin kukësi-dinamo futbollistët e kukësit në festë në impiantin e ri “kukësi arena” për ndeshjen skënderbeu-laçi tiranën-vllazninë

Sondazh

Poll